Tentuan të transportonin kokainë të fshehur në thasë me kafe, dënohen tre shqiptarë në Zvicër Pensionet private vullnetare janë një alternativë për të patur të ardhura shtesë veç pensionit të garantuar shtetëror me skemën e institutit të sigurimeve shoqërore.
Pavarësisht rritjes që vërehet vitet e fundit sektori i pensiove private vullnetare në Shqipëri mbetet modest, dhe është pak i zhvilluar. Në vendin tonë ky treg monitorohet nga auoriteti i mbikëqyrjes financiare, dhe drejtori ekzekutiv Ervin Koci thotë se zgjerimi i sektorit do të përkthehej në aste për ekonominë.
Në Tiranë u takuan në autoritetet mbikëqyrëse nga e gjithë bota. Qëllimi është zhvillimi dhe mbikëqyrja e marrëveshjeve për fondet e pensioneve, dhe reformat qe duhen ndërmarrë. Në tregun e pensioneve private vullnetare në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin e tyre 3 fonde pensioni. Anëtarët para se të bëhen pjesë duhen të informohen qartë për përdorimin e fondeve dhe rreziqet e mundshme, ndërkohë që AMF thotë se mbi 95% e fondeve të pensioneve private në Shqipëri investohen në borxh qeveritar.
Sipas AMF numri i anëtareve në skemat e pensioneve private u rritën me 20% vitin e fundit, ndërsa asetet me 33%.
Top Channel