Kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe vetë me origjinë nga Gjermania Lindore, foli në këtë tridhjetë vjetor të rënies së murit të Berlinit për dallimet që ende ekzistojnë akoma mes pjesës së vendit ku ajo u rrit dhe Gjermanisë Perëndimore.
“Për barazinë do të duhen 50 vjet ose më shumë“, është shprehur Merkel në një intervistë për Sueddeutsche Zeitung (zydojcce caitung) në lidhje me përvojën e saj si qytetare e RDGJ për 35 vjet.
Kancelarja rrëfeu për të parën herë sesi shkoi ne Konstanca për studime dhe u frikësua.
“E pyesja veten atëherë nëse ishte e sigurtë për një grua që të flinte vetëm në një hotel në Perëndim. Unë thjesht nuk e kisha përvojën e lirisë”, u shpreh gruaja që sot drejton vendin.
“Jeta në RDGJ ishte disi e rehatshme, sepse dihej që disa gjëra nuk influencoheshin dot, ka shtuar ajo.
Intervistuesit i vunë në dukje faktin që shpesh është fajësuar se ka përfaqësuar shumë pak europiano-lindoret.
“Kur hyra në politikë, përfaqësoja një ekzemplar të çuditshëm që përmbante një mori gjërash: unë isha protestante, një grua, atëherë akoma e re, vija nga lindja dhe isha shkencëtare. Të gjitha këto gjërat që nuk ndodhin shpesh në CDU. Për këtë arsye unë nuk mund të përfaqësoja të gjithë përbërësit e pakicës njëkohësisht”, ka qene shpjegimi i saj.
Merkel e mbylli fjalën e saj duke thënë se Europa duhet te mbroje demokracinë dhe lirinë, të drejtat e njeriut dhe tolerancën.
Top Channel