Shprehje dashurie dhe përgjigje të deklaratave të mëparshme. E tillë do të jetë kjo e shtunë me “Shiko Kush LUAN”

09/11/2019 15:00

Edhe kjo e shtunë sjell surpriza pa fund në ekranin e Top Channel. Të ftuarit e kësaj jave kanë treguar më së miri çdo të thotë të luash, të jesh i sinqertë dhe të bësh show.

Në studion e moderatores dhe autores Luana Vjollca do të jenë Samanta Karavella, Onat, Stresi, Devis Xherahu, Leonora Poloska dhe për herë të parë 3 të ftuar që janë në garë si 1 i vetëm… Rovena Dilo, Hitman & Rolla.

Si do të jetë përgjigja e Samantës ndaj Young Zerka, si është marrëdhënia e dashurisë mes Kejsit dhe Stresit, çfarë po ndodh me jetën private të Rovena Dilos, a është martuar në fshehtësi Devis Xherahu, gjëra që nuk i dinit për Onat dhe shumë të tjera sonte në mbrëmje.

Lojëra, argëtim, përgjigje deklaratash të mëparshme dhe performaca që do t’ju bëjnë ta shijoni këtë të shtunë siç duhet. E si e themi gjithmonë: Të gjitha planet shtyjini pas “Shiko Kush LUAN”.

Top Channel