Në 8 shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më shumë se 900 tonë mish pulë është tërhequr nga tregu pasi dyshimit se ky produkt është i kontaminuar me mbetje metalike.
Sipas njoftimit të Shërbimit për Sigurinë i Ushqimit i departamentit për Bujqësi mbi 900 tonë mish pule janë tërhequr nga tregu përfshirë këtu këmbë të pulës, pulë pa lëkurë dhe pa kocka si dhe fileto pule.
Mishi ishte shitur nga kompania “Simmons Prepared Foods Inc”, me bazë në Arkansas, ndërsa mishi ishte shpërndarë nëpër dyqane mes datave 21 tetor deri më 4 nëntor.
Shtetet që kanë tërhequr këtë mish nga tregu janë: Alabama, Arizona, Kalifornia, Arkansasi, Minnesota, Oklahoma, Gerogia, dhe Pensilvania.
Kjo nuk është rasti i parë që cilësia e mishit vendoset në dyshim në SHBA.
Sipas CNN lideri i opozitës britanike, Jeremy Corbyn, e ka kundërshtuar nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me SHBA, pasi sipas tij ushqimi që vjen nga ky shtet krimba dhe qime minjsh.
Top Channel