Rripi i Gazës vazhdon të ketë përplasje të përgjakshme mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Së fundmi ka ndodhur një tjetër përplasje ku 69 palestinezë janë plagosur si pasojë e intervenimit të ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të “Marshit të Kthimit të Madh” në Rripin e Gazës nën bllokim.
Në njoftimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë thuhet se në intervenimin e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore janë plagosur 69 palestinezë prej të cilëve 29 me plumba të vërtetë dhe pjesë nga shrapnelë.
Kujtojmë se që nga 30 marsi i vitit të kaluar, palestinezët në kufirin e Rripit të Gazës organizojnë protesta paqësore me moton “Marshi i Kthimit të Madh”, me anë të të cilave kërkojnë kthimin në territoret nga ku u dëbuan, si dhe heqjen e bllokadës së Gazës të imponuar në vitin 2006.
Por të sheshpta kanë qenë sulmet sidomos të izraelitëve të cilat kanë shkaktuar viktima.
Top Channel