Në shkollë pagesa 1 mijë lekë/ Debate në Tiranë për përjashtimin e fëmijëve të mësuesve

09/11/2019 12:19

Kohët e fundit nxënësve të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme po u kërkohet të paguajnë një kontribut. Por prindërve nuk ju sqarohet, se ky kontribut është vullnetar, kush ka paguan, kush nuk ka nuk jep para.

Që në vitin 2007 ka një udhëzim i Ministrisë së Arsimit, numër 29 që qartëson se kontributi është vullnetar.

“Maksimumi i shumës së dhuruar përgjatë një viti shkollor nga një prind, nuk e kalon shumën e 10 mijë lekëve të vjetra.”, thotë Aida Hajdaraj, Specialiste e kurrikulave, Zyra Vendore Arsimore, Tiranë.

Kryetari i bordit të shkollës ja parashtron kërkesën çdo prindi me shkrim, ku e njeh me nevojat që ka institucioni dhe sa mund të kontribuojnë.

Kryesisht këto ndihma shkojnë për fëmijët në nevojë që janë pjesë e asaj shkolle, për rojen, ose baza materiale qe institucioni nuk i mbulon dot.

“Shuma e grumbulluar është në çdo kohë objekt kontrolli, për të gjitha blerjet duhet të ketë faturë tatimore, dhe të argumentuara se pse janë bërë këto blerje dhe si do të shpërndahen materialet nëpër klasat”, thotë ajo.

Specialistja thotë se Zyra Vendore Arsimore ka trajtuar të gjitha ankesat e depozituara për shkeljen e udhëzimit të Ministrisë së Arrsimit.

“ Çdo viti kemi patur ankesa dhe kemi bërë deri paralajmërime për largim nga puna të drejtuesve të shkollës”, vijon ajo më tej.

“Unë kam paguar 10 mijë lekë të vjetra. Nuk na tha njeri që është vullnetar. Na thanë që duhen për të paguar rojen e shkollës. Ne na thanë është detyrim për familjet në nevojë’, thanë disa nxënës.

Juli Ristani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA