Ndeshjet më të rëndësishme të ditës së shtunë, sot zbresin në fushë ekipet me të mira të Evropës

09/11/2019 13:53

Dita e sotme do të dhurojë sfida shumë të rëndësishme që mund ti ndiqni në platformën “Digitalb” në kanalet e “Supersport”.

Një pjesë e madhe të ekipeve më të mira të Europës zbresin sot në fushë. Në Premier League, dita nis me sfidën Chelsea-Crystial Palace. Blutë e Londrës po kalojnë një super formë në kampionat pasi vijnë nga pesë fitore radhazi dhe do të provojnë ta çojnë në gjashtë numrin e fitoreve rresht edhe pse Crystal Palace nuk është një kundërshtar i lehtë.

Në orën 18:30 do të luhet edhe një tjetër sfidë interesante midis Licester City dhe Arsenal, vendasit duken më të favorizuar për të marrë tre pikët. Dhelprat ndajnë vendin e 3-të së bashku me Chelsea dhe aktualisht kanë 6 pikë më shumë se Arsenal që është duke kaluar një moment krize dhe shumë probleme të brendshme ne klub.

Në La liga do të zbresin në fushë dy nga ekipet më të mira të kampionatit, por edhe të Europës, Barcelona, Real Madrid. Los Blancos kanë një sfidë jo të lehtë në transfertën baske ndaj Eibar në orën 18:30, Ndërkohë që Barcelona pas 2 rezultateve jo pozitive në kampionat dhe Champions do të tentojë të kthehet te suksesi në mbrëmje në sfidën ndaj Celta Vigos.

Në Serie A është dita e Interit dhe Napolit. Zikaltërit do të tentojnë të harrojnë humbjen në Champions ndaj Dortmundit me një fitore ndaj Veronas, duke rivalizuar kështu Juventusin për pozitën e vendit të parë, pasi kampionët në fuqi kanë një sfidë jo të lehtë ndaj Milan.

Napoli me shumë probleme pret në mbrëmje në Sao Paolo, Genoan, pritet që lojtarët e skuadrës napolitane të kontestohen nga tifozët për ngjarjet e ditëve të fundi.

Nuk mungon dhe Ligue 1 që vjen me sfidën shumë interesante mes Brest dhe Paris Saint Germain që luhet në orën 17:30 me kampionët në fuqi të Francës që nuk mund t’i lejojnë vetes një tjetër hap fals pas disfatës ndaj Dijon javën e kaluar.

Top Channel