23/11 20:06
Tifozët e Bundesligës gjermane shquhen për koreografitë e tyre spektakolare pak rëndësi ka nëse skuadra që ata mbështesin, lufton për Europën apo për mbijetesën.
Por këtë radhë ajo çfarë u pa në Olimpiashtadion të Berlinit, ishte përtej mbështetjeve personale.
Grupimet e mbështetësve të Hertës së Berlinit dhe Lajpcigut u impenjuan në krijimin dhe më pas rrëzimin e një muri simbolik në mes të fushës, një sinkronizim special që evokoi historinë e dhimbshme në Gjermani.
30 vjet nga rënia e murit të Berlinit, u organizua dhe ceremonia para ndeshjes së Bundesligës. Muri u shkatërrua nën sytë e futbollistëve dhe në ovacionet e tifozëve.
Top Channel