Një studim i realizuar kohët e fundit ka zbuluar se romakët ishin një popullsi shumë e larmishme për sa i përket gjenetikës, dhe kishin më shumë tipare të përbashkëta me banorët e atëhershëm në tokat ku sot është Greqia, Siria dhe Libani, sesa me europiano-perëndimorët.

Për të kryer këtë analizë janë marrë mbetjet trupore të më shumë se 127 individëve nga lashtësia, të gjetur në rrënoja të ndryshme nëpër Romë.

Analizat u bënë duke rindërtuar ADN-në e kockave të secilit trup. Trupat janë marrë nga vitet 900 deri 200 para erës sonë. ADN-ja e trupave më të hershëm, të viteve 900 p.e.s, ngjan më shumë me të banorëve të hershëm vendas (gjahtarë e mbledhës), shumë kohë para se të themelohej Roma. Ndërsa ato afër viteve 200 p.e.s tregojnë se në atë epokë ka nisur një përzierje e gjenetikës së popullsisë së Romës së Lashtë, dhe është shtuar me të ardhur nga toka ku sot është Turqia, Greqia, Libani e Siria.

Kulmi i kësaj larmie gjenetike ka qenë në vitet 27 para erës sonë dhe 300 të erës sonë, kur perandoria romake përfshinte 70 milionë banorë deri në Britani, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

“Roma ishte si Nju Jorku sot, një përqendrim njerëzish me origjina të ndryshme që jetonin bashkë”, thotë shkencëtari Guido Barnujani për “Science”.

Shenjat e kësaj larmie ADN-je nisën të zbehen pasi Perandoria Romake shpalli kryeqytetin e dytë, në Kostandinopojë.

Aj.P

FOTO GALERI
2/3
Analizat u bënë duke rindërtuar ADN-në e kockave të secilit trup. Ngjashmëritë janë me të banorëve të hershëm të rajonit, shumë kohë para se të themelohej Roma. Trupat janë marrë nga vitet 900 deri 200 para erës sonë, dhe analizat gjenetike tregojnë se në atë epokë ka nisur një larmi e gjenetikës së popullsisë së Romës së lashtë, e cila është shtuar me të ardhur nga toka ku sot është Turqia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA