1 ton kokainë të fshehur brenda peshqve në Roterdam, dënohet shqiptari dhe 6 të tjerë
09/11/2019 08:25
Një shqiptar dhe 6 të tjerë janë dënuar të premten nga 5 deri në 7 vite burg nga gjykata e Roterdamit pasi akuzohen për trafikimin e një sasi prej 1,125 kg kokainë.
Sipas mediave holandeze droga do të kapte një vlerë rreth 22 milion euro e cila ishte fshehur në një ngarkesë me peshk të ngrirë që vinte nga Ekuadori me kontejner në portin e Roterdamit.
Arrestimi i këtyre personave që dje dolën para gjykatës është bërë në fund të korrikut gjatë një aksioni në portin e Roterdamit. Ndërsa njëri prej tyre u vu në pranga në Hagë.
Top Channel