Ish-Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva është liruar nga burgu.

Një gjykatës urdhëroi lirimin e tij pasi Gjykata Supreme vendosi që kriminelët e dënuar të shkonin në burg vetëm nëse i kanë thyer opsionet e apelimit.

Ai u prit nga mbështetësit jashtë burgut në qytetin Curitiba, ku u mbajt për një vit e gjysmë, i akuzuar për korrupsion.

Ish-presidenti drejtoi Brazilin midis viteve 2003 dhe 2010 dhe mbetet popullor.Ai ishte i preferuari për të fituar zgjedhjet presidenciale e vitit të kaluar, por u burgos pasi u përfshi në një skandal të madh korrupsioni. Gara u fitua nga kandidati i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA