Për 16 javë bashkëpunimi i West Side Family me Eranda Libohova, “Marinela”, ka mundur të përballojë konkurrencën e prurjeve të reja muzikore në ‘The Top List’, por kjo javë ka rezultuar fatale për të, duke mbetur jashtë listës së 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Pavarësisht daljes, West Side Family ka hyrë sërish në klasifikim këtë javë edhe pse në një mënyrë indirekte. Eshtë pikërisht një version i ri i këngës “Mesazhi”, i risjellë nga Cricket dhe Numen, projekti muzikor që e ka risjellë sërish në vëmendje këtë grup.

Nëse do të kthehemi pas në kohë, do kujtojmë që “Mesazhi” është një prej këngëve pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, në vitin 2002. Kjo këngë arriti të shndërrohej në një prej këngëve më të pëlqyera të atij edicioni por pavarësisht se kanë kaluar 17 vite, kjo këngë vazhdon të përcjellë emocion sa herë që transmetohet. Madje “Mesazhi” është një ndër këngët që vazhdon të shpërndahet pafund në rrjetet sociale.

Cricket dhe Numen kanë gjetur mënyrën më të mirë për të rrëmbyer zemrat e fansave dhe këtë e kanë bërë duke sjellë një version ndryshe të këngës “Mesazhi”, i cili është pëlqyer nga publiku që në momentin e parë të pubikimit.

Mbështetja e fansave ka bërë që kjo këngë jo vetëm të futet në listë që në javën e parë të publikimit por gjithashtu të renditet edhe në vendin e 20-të, një pozicion mjaft i rëndësishëm për një hyrje të re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA