Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor Emmanuel Macron deklaroi një ditë më parë në një intervistë dhënë prestigjiozes “The Economist” se Nato-s po i “vdes truri” ndërsa shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kthejnë shpinën aleatëve të tyre europiane.
Shefi i Elizesë u shpreh se SHBA-ja dështoi të konsolidonte përkushtimin e saj ndaj Aleancës Veriatlantike, çka u pa sipas tij edhe me vendimin e saj për të tërhequr trupat amerikane nga Siria Veriore, pa u konsultuar më parë me aleatët.
Por Angela Merkel u shpreh se nuk pajtohej me “fjalët drastike” të Macron. “ Ky nuk është aspak këndvështrimi im përsa i takon bashkëpunimit brenda Nato-s edhe nëse kemi vërtet probleme e nëse na duhet që ta galvanizojmë në mënyrë efikase këtë organizatë”, deklaroi shefja e ekzekutivit gjerman.
“Nga perspektiva gjermane, Nato është në interesin tonë. Është aleanca jonë ë sigurisë”, ka shtuar ajo. Ndërkohë Rusia, e cila e sheh NATO si një kërcënim për sigurinë e saj, i mirëpriti komentet e presidentit francez si “fjalë të vërteta”.
E ndërsa NATO feston 70 vjetorin e themelimit, zyrtarë të lartë brenda saj janë shprehur se misioni do të vazhdojë dhe se aleanca mbetet e fortë.
Top Channel