27/11 14:01
Që prej 26 shtatorit, të këtij viti, në libraritë e Parisit gjendet një libër i veçantë, “Lahuta e Malësisë” e At Gjergj Fishtës, e perkthyer e gjitha në gjuhën frënge. Ka qenë një punë 2 vjeçare e të riut Abidin Krasniqi, që bëri të mundur që për herë të parë, një nga kryeveprat e Shqipërisë, të mund të lexohet edhe nga frengjisht-folësit.
“Lahuta e Malësisë” e shkruar në gjuhen gege ka qenë e vështirë, por jo e pakuptueshme për Krasniqin, i lindur në Paris, me nënë franceze por me babanë nga Prizreni.
Tashmë, përkthyesi shqiptaro-francez ka marrë përsiper që të publikojë në gjuhen frënge edhe disa vepra të tjera shqiptare, kryesisht të At Gjergj Fishtës.
Klodian Zhivani
Top Channel