“Japin përshtypje të ftohtë”/ Kompanitë japoneze ndalojnë gratë të mbajnë syze gjatë orarit të punës

08/11/2019 18:50

Mbajtja e syzeve në vendin e punës është kthyer në një temë të nxehtë në Japoni pas njoftimeve se disa firma u kanë kërkuar punonjëseve të tyre që t’i heqin gjatë orarit të punës.

Mediat lokale thanë se kompanitë në fjalë kishin arsye të ndryshme për këtë veprim. Dyqanet e shitjes me pakicë thonë se syzet e shitëseve krijojnë “ një përshtypje të ftohtë”  te klienti. Kjo ka ngjallur diskutime të zjarrta në mediat sociale mbi kodin e veshjes së grave japoneze në vendin e punës.

Rrjeti TV Nippon dhe Business Insider ishin ndër të parët që e raportuan këtë ngërç, ndërsa pohuan se kishte dhe arsye të tjera për vendime të tilla siç ishin ato të sigurisë për punonjëset e linjave ajrore. Ndërkohë, Kumiko Nemoto, profesoreshë sociologjie në Universitetin e Kiotos, tha se njerëzit në Japoni janë thjesht duke reaguar ndaj “politikave të vjetëruara”. Sipas saj, arsyet përse gratë nuk duhet të mbajnë syze kanë bazë gjinore dhe janë diskriminuese.

Aktivistë vendas pak kohë më parë shtruan dhe një tjetër shqetësim; ato thonë se femrave në Japoni gjithashtu u kërkohet të mbajnë taka të larta në vendin e punës, pavarësisht sesa e lodhshme mund të jetë për to.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA