“Japin përshtypje të ftohtë”/ Kompanitë japoneze ndalojnë gratë të mbajnë syze gjatë orarit të punës
08/11/2019 20:09

Mbajtja e syzeve në vendin e punës është kthyer në një temë të nxehtë në Japoni pas njoftimeve se disa firma u kanë kërkuar punonjëseve të tyre që t’i heqin gjatë orarit të punës. Mediat lokale thanë se kompanitë në fjalë kishin arsye të ndryshme për këtë veprim. Dyqanet e shitjes me pakicë thonë se syzet e shitëseve krijojnë “ një përshtypje të ftohtë” te klienti. Kjo ka ngjallur diskutime të zjarrta në mediat sociale mbi kodin e veshjes së grave japoneze në vendin e punës. Rrjeti TV Nippon dhe Business Insider ishin ndër të parët që e raportuan këtë ngërç, ndërsa pohuan se kishte dhe arsye të tjera për vendime të tilla siç ishin ato të sigurisë për punonjëset e linjave ajrore. Ndërkohë, Kumiko Nemoto, profesoreshë sociologjie në Universitetin e Kiotos, tha se njerëzit në Japoni janë thjesht duke reaguar ndaj “politikave të vjetëruara”. Sipas saj, arsyet përse gratë nuk duhet të mbajnë syze kanë bazë gjinore dhe janë diskriminuese. Aktivistë vendas pak kohë më parë shtruan dhe një tjetër shqetësim; ato thonë se femrave në Japoni gjithashtu u kërkohet të mbajnë taka të larta në vendin e punës, pavarësisht sesa e lodhshme mund të jetë për to.

Top News – 16 vjeçarja shqiptare/ Greqi, gjendet e pajetë në Trikalla
15/07 16:48
Top News – Del autopsia e aktores që u mbyt në liqen
15/07 15:31
Top News – KE përgatitet për një valë të re të virusit: Shtoni testimet!
15/07 15:11
Top News – Studimi: Popullsia e botës do të bjerë pas 44 vjetësh
15/07 15:07
Top News – Britani: Gjysma e familjeve s’dalin për pazar, se duhet të mbajnë maska!
15/07 14:54
Top News – Për shkak të pandemisë/ 1 milione vetë lënë duhanin
15/07 14:30
Top News – SHBA tërhiqet vendimi për vizat e studentëve të huaj
15/07 12:42
Top News – Pamjet brenda spitalit Covid në Afrikën e Jugut
15/07 12:08
Top News – Shpresë nga kompania Moderna: Rezultate optimiste në provat me vaksinën kundër COVID
15/07 11:54
Top News – Lombardia heq maskat në ambjente të hapur: S’ka nevojë, nëse ka distancë!
15/07 11:53
Top News – Sherr për një kg kokainë/ Kapen Shqiptarë dhe Senegalezë
14/07 20:17
Greqia: Sanksione Turqisë/ Reagimi ndaj kthimit të Shën Sofisë në xhami
14/07 19:52
Top News – Kërcënimi i Bundestagut/ Tërhiquni ose bllokojmë negociatat
14/07 17:52
Top News – Dita e Bastijës kthehet në nderim për ushtarakët dhe heronjtë e Covid 19!
14/07 15:47
Top News – U hoq karantina/ Londër, hapen sallonet e thonjve: Pa koment
14/07 14:14
Top News – Japoni, park argëtimi/ Si të bërtasësh brenda maskës: Pa koment
14/07 14:12
Top News – Mumja e vjetër/ Lidhet me personazhin Tintin: Pa koment
14/07 14:12
Top News – Palais Garnier/ Hapet me koncert për mjekët: Pa koment
14/07 14:12
Top News – Alergjike ndaj arrave, nusja vdes nga shoku anafilaktik ditën e dasmës!
14/07 14:01
Top News – Liqeni kthen trupin, aktorja e njohur vdiq për të shpëtuar të birin
14/07 12:23