Para tre ditësh është vjedhur me thyerje kasaforta e postës së Krujës, ku autorët kanë marrë një sasi lekësh prej 110 milionë lekësh dhe më pas janë larguar.
Mësohet se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar Besnik Parruca (roja), Mark Caka, Bujar Tafa si dhe Andi Paturri (Çerishti).
Ky i funidt, Andi Paturri, 28 vjeç, rezulton i arratisur nga burgu, i shumëkërkuar nga “EUROPOL”-i, ndërsa është verifikuar se ka marrë pjesë në shumicën e grabitjeve me armë.
Greqi, publikohen fotot e grabitësve. Një i arrestuar, 3 në kërkim
Ndërkaq, bëhet me dije se janë disa persona të shoqëruar dhe që po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.
Një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për hetimin e vjedhjeve me dhunë dhe krimeve kundër pasurisë, po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Krujë për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.
Top Channel