Në datën 30 tetor Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka çelur fazën e dytë të progamit IPARD 2. Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur deri më 16 dhjetor.

“Këto janë para të BE-së dhe qeverisë shqipëtare. Në thirrjen e dytë ne kemi në dispozicion 57.68 milion euro, janë të ndara këto shifra në tre masa të ndryshme”, u shpreh Frida Krifca, drejtore e AZHBR-së.

Fermerët shumë herë ankohen që kriteret për të përfituar subvencion janë pothuajse të paarritshme. Frida Krifca, drejtore pranë këtij institucioni na tregon disa prej kritereve bazë që fermeri duhet të plotësoj.

SINKRON  FRIDA KRIFCA DREJTORE AZHBR

“ Kërkohet që fermeri të jetë patjetër i regjistruar, i formalizuar të shprehet Ministria e Bujqësisë dhe drejtoritë e saj që ai është në regjistrat e arebit ndërkohë. Të ketë NIPT fermeri dhe të jetë i regjistruar në QKB dhe më pas ai duhet të jetë në gjendje të plotësojë aplikimin. Programi IPARD kërkon patjetër që toka të jetë e regjistruar në emrin e aplikantit ose të paktën të ketë një kontratë 10 vjeçare”, shtoi Krifca.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësorë dhe Rural thotë se numri i fermerëve aplikantë është tepër i lartë, por të paktë janë ata që plotësojnë kërkesat e programit IPARD 2.

” Thirrja është mbyllur në 30 janar të 2019 me 317 aplikime. Nga thirrja e parë ne kemi kontratuar rreth 30 aplikime; është një buxhet prej 10 milion eurosh, parashikojmë që nga thirrja e parë të kontraktojmë edhe 25 subjekte për thirrjen e parë.Ku parashikohet të jetë një buxhet i angazhuar nga 20-22 milion euro,  është një statistikë e kënaqshme nëse krahasohemi me vendet e rajonit”, përfundoi Krifca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA