Lidhjet mes krimit dhe politikës? kjo është pyetja që ndezi debatet në Open në Top Channel në pjesën e tretë.
Debatet u zhvilluan mes ish-deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.
Salianji akuzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij si të lidhur më bandat e krimit.
“Po shikoni qeversijen e tyre. Roshin, Rrumin, Rrahjat nuk i mori në PS i mjekë të shqyar, mësues të zotë, por i mori se banditë për të marrë vota. E dintë se janë kriminelë dhe i mori për të vjehdur vota për të qëndruar në pushtet”- tha Salianji.
I menjëhershëm ishe reagimi i deputetit Qefalia. Ai tha se qeveria e PD-së nuk kishte asnjë sukses në luftën ndaj krimit.
“Çfarë suksesi ka pasur Lulzim Basha si ministër i Brendshëm? Përveq të ndjerit Sokol Olldashi që ka luftuar disa nga bandat e krimit, asnjë nga PD ska bërë asgjë”- tha Qefalia
PD e ka denoncuar dhe do të vazhdojë të denoncojë krimin- iu kundërpërgjigj Salianji sërish Qefalisë.
Top Channel