Fill pasi mori fund saga e vetmisë së Alvin Berishës në Al Hol, ku vogëlushi mundi të shpëtohej nga kampi famëkeq, ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama. Krahas postimit, Rama ka publikuar një fotografi të ministrit Sandër Lleshaj me 11-vjeçarin Alvin.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan:

“ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI?

• Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë?

• Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane?????

• Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm?

• Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA