Sediljet e mbuluara me gjak dhe njerëz duke bërtitur/ 11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani, reagojnë kryeministri Starmer dhe Mbreti Charles III 02/11 22:41
Rreth 1500 emigrantë janë larguar nga një kamp i paligjshëm që kishin krijuar në Paris, poshtë një ure.
600 oficerë policie u angazhuan në operacion, pranë stacionit të trenit “Gare du Nord Eurostar”.
Operacioni nisi gjatë natës, para se të zbardhej dita, dhe mes personave që u zhvendosën kishte dhe gra e fëmijë.
“Kampi i tyre ishte një kërcënim për shëndetin publik dhe vend aspak i sigurt”, thanë autoritetet franceze. “Personat që u larguan janë dërguar në palestra dhe qendra të tjera në zona të ndryshme të Francës”.
Emigrantët ishin kryesisht nga Eritrea, Afganistani dhe Siria.
Top Channel