Barazimi ndaj Salzburgut në Ligën e kampioneve la shenjë te skuadra e Napolit, më shumë për ashpërsimin e klimës në skuadrën e futbollit italian, sesa në renditjen e komplikuar.
Objektivi për kualifikimin mbetet plotësisht i arritshëm, por jo rikuperimi i raporteve që kanë arritur kulmin e tensionit mes futbollistëve dhe hierarkisë drejtuese.
Skuadra u revoltua ndaj presidentit duke mos e respektuar grumbullimin e detyruar pas sfidës zhgënjyese ndaj austriakëve, një vendim i lojtarëve që mori edhe përkrahjen e trajnerit Karlo Anceloti. Por replika e klubit nuk vonoi shumë, madje në mënyrë të pabesueshme Napoli kërcënon me padi dhe aksione ligjore ndaj futbollistëve të tij.
Heshtja e shtypit e imponuar pa afat ndaj të gjithë punonjësve duket se flet më shumë se cdo lojtar që ndjehet i fyer për mënyrën sesi po rrjedhin gjërat te Napoli, kur ka kaluar vetëm 3 muaj nga sezoni aktual.
Trajneri Ancelotti dhe kapiteni Jorente dezertuan konferencën për shtyp ndërsa në orët e para të së mërkurës, autobusi që duhej të conte skuadrën në hotel, e bëri rrugën bosh. Presidenti De Laurentis po konsultohet me ekipin ligjor për shkarkimin e teknikut veteran, ndërsa prite të aplikohen gjoba për futbollistët kryesorë, që tani po mendojnë largimin në një situatë surreale dhe pë pamenduar deri pak ditë më parë, gjithcka për vetëm një barazim.
Top Channel