Ish-sulmuesi i Arsenalit, Perry Groves, ka thënë se koha e mesfushorit Granit Xhaka te Arsenali ka përfunduar.
Kosovari që nga aksidenti në ndeshjen ndaj Crystal Palace, nuk është thirrur në tri ndeshjet e kaluar dhe ka humbur shiritin e kapitenit.
Sipas Groves, koha e tij ka përfunduar dhe beson që shitja e tij do të ndodhë gjatë afatit të janarit.
“Mendoj që koha e tij në Arsenal ka përfunduar. Besoj që do të arrihet një marrëveshje në janar. Në mënyrën personale, niveli i tij është shumë i dobët. Unë u fërshëlleva nga fansat e Arsenalit, por reagimi i tij është i keq. Duhej të kërkonte falje dhe të thoshte se ka reaguar keq. Duhet të largohet në janar dhe të gjejë një klub tjetër”, deklaroi ai.
Për shërbimet e Xhakës po shfaq interesim gjiganti italian AC Milan.
Top Channel