Kina fillon punën në teknologjinë e komunikimit 6G
07/11/2019 17:52
Kina ka filluar zyrtarisht hulumtimin për gjeneratën e gjashtë të internetit celular – 6G.Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës njoftoi se ka ngritur një grup pune për të punuar në 6G.
“Kjo shënon fillimin zyrtar të kërkimit dhe zhvillimit në teknologjinë 6G”, thuhet në ueb faqen e ministrisë.
Grupi i punës përbëhet nga 37 ekspertë nga universitete, institute kërkimore dhe kompani. Studimi fillon kur Kina filloi të përdorë 5G, e cila është njëqind herë më e shpejtë se 4Gs ekzistues. Ndërmarrja kineze Huawei, e cila konsiderohet lideri botëror në pajisjet 5G, po bën hulumtime në 6G, tha kompania për AFP.
Top Channel