24/11 21:11
Sot në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohen edhe dy ndeshje mjaftë interesante.
Ferizaj do të pres në ‘shtëpi’ Flamurtarin. Të dy skuadrat nuk janë në formë të mirë dhe kërkojnë tri pikë në mënyrë që t’i ikin zonës së barazhit, transmeton KosovaPress.
Nga ana tjetër Gjilani do të jetë mysafirë i Vushtrrisë. Nëse gjilanasit do të fitojnë, do të barazoheshin me pikë me liderin Ballkanin, por kjo nuk do të jetë e lehtë pasi edhe Vushtrria ka nevojë për pikë me shpresën që të qëndrojë edhe një sezon tjetër në Superligë.
Kujtojmë që ndeshjet fillojnë në ora 13:00./KosovaPress/
Top Channel