Foto e siguruar nga Top Channel

Gëzim dhe pritje për Alvin Berishën, fëmijën 11-vjeçar shqiptar – lindur në Itali, banues në Barzago, në provincën Lecco – i cili ishte rrëmbyer në Itali 5 vjet më parë dhe gjendje në kampet në Siri.

Alvin Berisha u çlirua nga kampi në Al Hol falë operacionit humanitar të kryer nga Kryqi i Kuq me Gjysmëhënën e Kuqe (homologu arab) dhe një operacioni bashkëpunimi ndërkombëtar drejtuar nga prefekti Vittorio Rizzi, si dhe me pjesëmarrjen e autoriteteve shqiptare, shkruan La Repubblica.

Në orët e ardhshme djali do të hipë në fluturimin që do ta çojë atë në Romë nga Beirut i Libanit.

Media italiane shkruan se ky është një veprim i paparë, sepse një fëmijë nuk ishte liruar kurrë më parë nga një kamp i refugjatëve sirianë që nga fillimi i luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA