Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema insiston që nuk është legjendë e klubit, pavarësisht që shënoi 50 gola në Ligën e Kampionëve.

31-vjeçari dje arriti të shënoi dy gola dhe të bëj një asistim në fitoren e thellë ndaj Galatasaray me rezultat 6-0.

Francezi arriti t’ia thyej rekordin legjendës së klubit Alfredo di Stafeno, por ka thënë se nuk është legjendë e klubit, transmeton KosovaPress.

“Kemi shënuar gola, luajtëm mirë dhe nuk pranuam gola. Ishte festë e madhe me tifozët. Nuk jam legjendë. Kur nënshkrova me klubin, nuk mendoja se të arrija në këtë pikë, andaj jam i lumtur. Provojë të ndihmoj klubin dhe të jem në formën më të mirë, dua të vazhdojë t’iu ndihmoj”, deklaroi ai.

Benzema gjithashtu foli edhe për dy bashkëlojtarët në sulm Rodrygo dhe Eden Hazard.

“Rodrygo është shumë i mirë, nuk frikësohet. Luan dhe më pëlqen kur shoh një djalë të ri që luan në atë mënyrë. Ndërsa për Hazard, është lojtar i mirë dhe lidhja jonë është shumë e mirë. Pas pak kohe do të shihni çfarë mund të bëj”, përfundoi ai.

“Los Blancos”, janë në vendin e dytë në grupin A me 7 pikë, pesë me pak se lideri PSG që ende nuk ka pësuar ndonjë gol në Ligën e Kampionëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA