Debate të forta po zhvillohen në “Open” në Top Channel teksa po flitet për dosjet e gjetura në makinën e prokurorit Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat në autostradën Durrës-Tiranë, më 1 nëntor.

Gazetari Enton Abilekaj tha në Open se makina me të cilën po lëvizte prokurori Ndoja nuk ishte e tija, por e biznesmenit Fadil Qollaku.

:Fadil Qollaku është një biznesmen që ka lidhje të afërta me prokurorin Ndoja. Ndoshta ja ka dhënë për të lëvizur atë ditë”, tha Abilekaj.

Gazetari Carlo Bolino, i pranishëm në studio, ndërhyri duke thënë se makina me të vertetë nuk është me dokumentacion e prokurorit, por ishte makina me të cilën ai lëvizte shumë shpesh.

Si pasojë e atentatit, sot ndërroi jetë në spital shoferi Andi Maloku, ndërsa prokurori Ndoja dhe i plagosuri tjetër Aleksandër Laho, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

  Debati në Open/ Gazetari-deputetit të PS: E keni pyetur ndonjëherë Ramën si e bëri shtëpinë?

  Open/ Gazetari Flamur Vezaj: Ja ku u vodh makina nga e cila u bë atentati i Shkozetit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA