Është shkarkuar nga detyra Përparim Kulluri, prokuror i Krimeve të Rënda. Vendimi është marrë sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.

Kulluri kishte së fundmi në dorë dosjen “Babale”, ku janë të përfshirë personazhe të njohura të politikës, por edhe të medias.

Sa i përket procesit të rivlerësimit në KPK, Përparim Kulluri rezultoi se kishte kontakte me një person me rekorde kriminale, por kjo u mohua nga prokurori. Në kolonën e pasurisë, për prokurorin nuk rezultuan probleme.

  Bie edhe kryegjykatësi i Elbasanit, Sulejman Kurti probleme në tri kriteret

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA