8 gola për 1 pikë. Barazim spektakolar mes Chelseat dhe Ajaxit në Stamford Bridge në sfidën e vlefshme për grupin H. Blutë e Londrës rikuperuan tre gola disavantazh për të marrë në fund një pikë me shumë vlera përsa i përket çështjes së kualifikimit.
Autogolat dhe Abraham dhe Kepas dhe rrjeta e Promes me finalizimin e Jorginhos me penallti në mes bënë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 1-3 në favor të holandezëve.
Fitorja e Ajaxit u duk e sigurtë kur Van De Beek shënoi golin e 4-t në fillimin e pjesës së dytë, por Azpilicueta në të 63-ën riktheu Chelsea-n në ndeshje.
Askush se kishte menduar që dy qëndërmbrojtësit e Ajaxit, Blind dhe Veltman do të ndëshkoheshin me kartonë të kuq në harkun e 1 minute dhe do të linin miqtë me 9 lojtarë në fushë për më shumë se 20 minuta.
Nga kjo përfituan vendasit që me një tjetër penallti të kthyer në gol nga Jorginho dhe golin e parë me fanellën e Chelseat nga mbrojtësi i talentuar, 19-vjeçari James barazuan shifrat në 4-4 që në minutën e 74-t.
Ajaxi gjithsesi rezistoi deri në fund duke marrë një barazim me shumë vlera. Situata në grupin H u bë vërtetë interesante pasi tre skuadra janë në kuotën e 7 pikëve pas fitores së thellë 4-1 që Valencia mori ndaj Lille me kualifikimin që do të zgjidhet në dy sfidat e fundit.
Top Channel