Bie edhe kryegjykatësi i Elbasanit, Sulejman Kurti probleme në tri kriteret
06/11/2019 09:48
Nuk ka rikonfirmim në detyrë as për kreun e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti. Vendimi është marrë sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK).
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.
Kurti rezultoi me probleme në të trija kriteret e vetting-ut, ku prona të krijuara me burime të pajustifikuara, një raport sekret që sugjeron lidhje me krimin e organizuar dhe një masë sigurie arrest me burg i paargumentuar, e bënë të pamundur rikonfirmimin në detyrë të gjykatësit.
Vettingu/ Shkarkohet Përparim Kulluri, prokurori i dosjes “Babale”
Top Channel