Gjatë një bashkëbisedimi në “Top Talk”, Andi Bushati u pyet ndër të tjera edhe sa i takon çështjes kaotike të Reformës Zgjedhore, që sipas tij gjendet në stadin e një teatri politik.
“Deri tani jemi në kuadrin e një teatri. Pse teatër? Sepse Reforma Zgjedhore nuk është çështja do ta ndash KQZ-në me një kat apo me tre kate. Nuk është çështja çfarë komisionerësh do dërgosh, është çështja te vullneti politik”, u shpreh Bushati, duke shtuar se vullneti në fjalë u mungojn të gjitha palëve.
“Po të shohësh PD-në sot nuk flet për lista të hapura, sepse ende duan të ruajnë paktin në kult të ndryshimeve kushtetuese të 2008-s. Kush është thelbi i 2008-s? Pushtetin o ta gëzosh i gjithi ti o ta gëzoj i gjithi unë. E gëzoi Berisha, po e gëzon Edi Rama. Po të shohësh, pas 2008-s ne kemi qeverisjet më të këqija që kanë ngjarë ndonjëherë në Shqipëri. Tani nëse do flasim për Reformë Zgjedhore, nuk ka shumë rëndësi çfarë mënyrë, elektronikisht apo manualisht (çështje teknike). E rëndësishme është a bëjmë dot një reformë që të shpëtojmë nga zgjedhja e kryetarëve”, deklaroi Bushati.
Top Channel