Ndërkohë që në vitin 2016, Maqedonia e Veriut ndryshoi legjislacionin e saj duke legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore.
“Ne kemi parë të rëndësishme legalizimin e kanabisit mjekësor, kështu lejohet kultivimi dhe përdorimi i kanabisit vetëm për qëllime shëndetësore dhe shkencore në Maqedoninë e Veriut”, thotë Bardhyl Dauti, Ministër i Investimeve, Maqedoni e Veriut
Në industrinë e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore është e përfshirë edhe familja e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev. Kushëriri i tij, Trajçe Zaev, është njëri nga investitorët më të mëdhenj në këtë industri.
“Në ministrinë tonë, ekziston një komision, i cili i përcakton kriteret për të marrë një licencë të këtillë sa i përket hapësirës, pajisjeve dhe kuadrit, ndërsa pas autorizimit nga Ministri i Shëndetësisë kjo leje ka status fuqiplotë kur do t’i kalojë procedurat përkatëse në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thotë Venko Filipcce, Ministër i Shëndetësisë, Maqedoni e Veriut
Së fundmi, në opinion publik u shkaktuan shumë polemika, lidhur me statusin e sipërmarrësit amerikan Mike Straumietis, i cili merret me këtë industri.
Pas një takimi me kryeministrin Zaev dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, ai deklaroi se Maqedonia e Veriut ka një potencial të madh në prodhimin e kanabisit dhe se ndjehet i ngazëllyer që do të jetë pjesë e shndërrimit të Maqedonisë së Veriut në njërën prej superfuqive të para të prodhimit të kanabisit në Evropë.
“Në kontekstin ekonomik pritet që të hyrat buxhetore të trefishohen dhe në këtë kontekst ne kemi projektuar hyrje buxhetore në vlerë 100 milionë euro gati çdo vit”.
Harta e vendeve që po rregullojnë me ligj trajtimin e çështjes së kanabisit sa vjen e zgjerohet. Ndërkohë që në Shqipëri mbetet e paligjshme çdo formë e mbajtjes, shitjes, transportimit apo kultivimit të kësaj substance. Sa më shumë që policia shqiptare e Lufton kultivimin e kanabisit, aq më shumë duket se ky i fundit po fiton territor.
E gjithë kjo situatë ka ndikuar në rritjen e përdorimit të drogës te të rinjtë shqiptarë. Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat ka bërë të ditur se 7.9% e të rinjve përdorin kanabisi dhe 3.6% përdorin kokainë. Shqiptarët përdorin më së shumti kanabis, por edhe kokainë, e cila rezulton të jetë droga e dytë më e përdorur në vend. Një në 10 persona pohon se ka përdorur një herë kanabis gjatë jetës së tij. Të dhënat e raportit tregojnë se në veçanti përdorimi i kanabis u rrit nga 4% në 7%.
Top Channel