Trajtimet për flokët nuk janë kurrë të tepërt sidomos kur janë me bazë natyrale.
Disa nga ushqimet që përdorni në kuzhinë çdo ditë mund t’ju vijnë në ndihmë të madhe në luftën kundër këputjes së flokëve. Në këtë artikull do të shpjegojmë se sit ë bëni lehtë maskën rigjeneruese për flokët tuaj. Mjafton pak qumësht dhe mjaltë që rezultati t’ju bëjë që të riktheheni vazhdimisht tek ky trajtim.
Vlerat që dhurojnë
Mjalti është një antioksidant shumë i fuqishëm dhe funksionon si një zbutës natyral për flokët. Ajo ka aftësi të forcojë rrënjët, të hidratojë majat dhe të largojë majat dyshe. Qumështi i ushqen flokët tuaj nga rrënja, pasi është një burim shumë i madh proteinash dhe vitaminash. Nëse qumështin do ta përdorni në kujdesin ndaj flokëve, do të shikoni që me kalimin e kohës ata do të trashen deh do të fitojnë shkëlqim.
Si ta përgatisni
Merrni 250 ml qumësht dhe 1 lugë gjelle me mjaltë. Në një enë të thellë përzieni të dy përbërësit dhe më pas lagni pak duart me lëngun e formuar. Më pas e vendosni me kujdes në zonën problematike të flokëve tuaj. Pasi keni lyer çdo pjesë të dëshiruar, lidhini flokët me kujdes dhe lëreni të thahen për 15 minuta. Më pas kur të ndjeni që është gati, shpëlani kokën me shampo dhe zbutës si zakonisht. Këtë trajtim këshillohet që ta përdorni së paku një herë në javë për të marrë rezultatet e kërkuara.
Top Channel