Policia Kufitare në Qafë Botë të Sarandës ka ndaluar shtetasin A.A., 25 vjeç, banues në fshatin Vermik, Vlorë.

25 vjeçari ka ardhur nga shteti grek dhe gjatë kohës që po bëhej verifikimi i tij në sistemin hyrës, është larguar me shpejtësi duke tentuar t’i shpëtojë shërbimeve.

Shërbimet e Policisë iu vunë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e tij në vendin e quajtur “Varrezat e Konispolit”.

Në tetor të 2018-ës, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet me anë të mashtrimit shtetasit italian G.L.

Vepër penale për të cilën Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA