Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur të tejkalojnë përplasjen që u shkaktua pas deklarimit të nënkryetarit të kësaj të fundit, Lutfi Haziri se emri i kryeministrit do të kalojë në zyrat e LDK-së.

Për Vetëvendosjen deklarimet e tilla mbeten qëndrime individuale dhe se emrin e kryeministrit e ka vendosur qytetari.

Edhe pse Haziri ishte pjesë e takimit, Konjufca tha se ai i ka kontribuuar bashkëpunimit për bashkërendimin e politikave qeverisëse, që kësaj radhe ishte shëndetësia e arsimi.

Për arsimin dhe shëndetësinë ai tha se janë trajtuar së paku 20 tema thelbësore, e diskutimet më të mëdha kanë qenë për afatet kohore të arritjes së objektivave.

Në takimin e radhës grupet punuese do të diskutojnë për mirëqenien sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA