
“Veprimet e tilla rrezikojnë të krijojnë pasoja të dëmshme”/ SHBA-ja shpreh shqetësim për mbylljen e Qendrave serbe për punë sociale në veri në Kosovë
23/02 10:41
Në shenjë kujtimi për Astrit Deharin dhe në shenjë proteste për moszbardhjen e rastit të tij, Komuna e Prishtinës sot në mënyrë simbolike do t’i ndalë të gjitha shërbimet me qytetarët për pesë minuta, prej orës 14:00.
“Këto pesë minuta do të jenë minuta të shprehjes së respektit e kujtimit për kolegun tonë Astrit Dehari”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Gjithashtu, Komuna thotë se kjo le të shërbejë edhe si porosi se jeta në Republikën e Kosovës nuk mund të vazhdojë normalisht, pa u zbardhur në tërësi rasti Dehari.
Top Channel