
24/02 08:32
Në Angli është ende temë diskutimi lëndimi i tmerrshëm që pësoi ANdre Gomes i Evertonit në ndeshjen ndaj Tottenhamit.
Ai pësoi frakturë në nyjën e këmbës së djathtë.
Omid Khaiat, profesor i fiziologjisë muskulore dhe shëndetit në “Liverpool Hope University” ka theksuar që dëmtimet si ky i Gomes mund të marrin kohë deri në 24 muaj për shërim.
“Është e vështirë të përcaktojmë një afat kohor të rikuperimit, pa u bërë studimi i plotë mjekësor. Megjithatë, në raste të tilla pacientit i duhen potencialisht deri 24 muaj për rikuperim”, deklaroi ai.
Pra, Gomes do t’i nënshtrohet edhe disa analizave tjera dhe më pas mund të kuptojmë kohën e mungesës së tij.
Top Channel