Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka folur për arrestimet e mundshme nga Gjykata Speciale duke thënë se nuk ka informacione të tilla.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë shtoi se për këtë çështje duhet pyetur ata të cilët e kanë votuar Ligjin për Gjykatën Speciale.
“Për këto arrestime, unë nuk di asgjë, por duhet me i pyetur ata që e kanë votuar gjykatën. Ata ndoshta e dinë më mirë procedurat, sepse unë jam informatave. Por, ata që e kanë votuar dhe që thoshin është e nevojshme dhe është mirë me i pyetur ata çka mendojnë”, tha ai.
Ndërsa, për ndarjen e mijëra nga Qeveria për disa të ftuarit ose të intervistuarit nga Gjykata Speciale, Haradinaj, vlerësoi se Qeveria vetëm zbaton vendimet e Kuvendit.
“Nuk kam koment për arsyen se si janë ndarë apo arsyen pse janë ndarë ose për çka janë kualifikuar këto shpenzime. E di që Kosova ka marr obligim me i përkrahur të gjithë ata që janë palë e Gjykatës. Vendimi është i deputetëve që kanë votuar Gjykatën dhe ligjin, ndërsa ekzekutivi obligohet”, theksoi Haradinaj.
Sa i përket mos zbatimit të afateve ligjore për procedimin e projektbuxhetit të vitit 2020, Haradinaj theksoi se nuk kanë mundur ta aprovojnë buxhetin në mungesë të Kuvendit.
“Nuk kemi parlament, do të thotë ne nuk mundemi me aprovuar buxhet nëse s’kemi kujt me ia dorëzua propozimin. Ne kemi një draft buxhet, por nëse parlamenti s’është funksional nuk parashihet… sepse çdo vendim i qeverisë drejtuar parlamentit vlen nëse ka parlament. Ne mundemi me marrë vendim vetëm nëse parlamenti s’ka punë me to. Shpresoj që në procesin e certifikimit t’i vije fundi më shpejt, pra që mos të vonohet, që të kemi qeverinë e re”, theksoi Haradinaj.
Haradinaj ka komentuar takimet me zëvendës ndihmësin e sekretarit të Shtetit, njëherësh emisar për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, për të cilin tha se me Amerikën komunikimi është i vazhdueshëm, andaj sipas tij, nuk ka ndryshim qëndrimesh.
Ai në fund tha se shpreson që institucionet e drejtësisë do ta zbardhin në tërësi fatin e Astrit Deharit.
Haradinaj tha se ndihet mirë që kjo qeveri nën udhëheqjen e tij, ka realizuar kërkesën e familjes Dehari për ekspertizë jashtë vendit dhe beson që e vërteta do të dalë në dritë dhe institucionet e drejtësisë do ta zbardhin rastin në tërësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA