Dhunohen studentët në klasë te ekonomiku, një nga studentët përfundon në spital

05/11/2019 19:32

Në këtë godinë të Fakultetit të Ekonomisë, të hënën pasdite ka qenë duke zhvilluar mësim një grup studentësh të vitit të tretë. Gjatë leksionit, disa djem që nuk kishin lidhje me fakultetin, hyjnë në klasë dhe ngacmojnë studentet. Më pas ata largohen por ngjarja nuk mbyllet me kaq.

Pas përfundimit të mësimit, studentët dalin nga godina dhe pikërisht në sheshin demokracia në qyteti Studenti, dhunohet nga djemtë që më herët kishin hyrë në klasën e tyre. Tre nga studentët mbetën të plagosur nga dhuna dhe shkuan për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Një nga profesorët e fakultetit të Ekonomisë, Rezart Prifti, tha se vajzat që kanë qenë në orën e mësimit, janë ende në frikë.

“Ato vajzat që kanë qenë dëshmitare, janë të lebetitura dhe nuk flasin dot. Privatisht të thonë se çfarë ka ndodhur por në anën tjetër, nuk flasin dot sepse u kanë thënë që po folët do iu bëjmë këtë e atë”.

Edhe vet studentët shprehen se ndihen të pasigurt në godinat ku zhvillohet mësim.

Për këtë ngjarje të ndodhur pasditen e së hënës, policia edhe te martën nuk doli me një reagim zyrtar.

Po ashtu, Top Channel e pati të pamundur që të filmonte brenda ambjenteve të godinës së fakultetit të ekonomisë, për shkak sepse roja private tha se duhej një autorizimin. Situata duket se ka qenë më e lehtë për djemtë që të hynin në mjediset universitare, pavarësisht faktit që ata nuk kishin lidhje me fakultetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA