Deputeti socialist në Top Talk: Nuk ndryshojmë sistemin për interesa individësh. Ja për kë e ka…

05/11/2019 16:49

I ftuar ditën e sotme në Top Talk ishte deputeti Socialist Alket Hyseni, anëtar i Komisionit për Reformën Zgjedhore. deklaroi në Top Talk se mazhoranca është e gatshme të diskutojë gjithçka përfshirë edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, por prioritet mbeten rekomandimet e OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet.

Ndër të tjera Hyseni u ndal te sistemi zgjedhor, ku deklaroi se mazhoranca është e gatshme të diskutojë gjithçka përfshirë edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, por prioritet mbeten rekomandimet e OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet. Po kështu, deputeti socialist shtoi se nuk sistemi në fjalë nuk mund të ndryshohet për interesa individësh.

“Ne nuk kemi asnjë merak, asnjë fobi nga çdo temë, ne jemi të hapur për të diskutuar çdo gjë. madje ne jemi përtej kaq, ne kemi thënë mjafton të marrë vulën e miratimit të institucionit më të specializuar ndërkombëtar. Pjesa tjetër është frikë e të tjerëve, jo e jona”, u shpreh ndër të tjera Hyseni.

I pyetur nëse opozita brenda parlamentit ka ose jo një propozim konkret për sistemin zgjedhor, deputeti socialist u përgjigj:

“Ne u kemi thënë që të fillojë diskutimi, të fillojë nga një gjë konkrete. ata së pari, më vjen keq, nuk kanë koherencë qëndrimesh me njëri- tjetrin dhe nuk kanë një qëndrim të unifikuar të një formule. E rëndësishme është që kushdo që pretendon prej tyre  duhet të vijë me një propozim konkret. Diskutimi fillon nga propozime konkrete, propozime që nuk mund të merren të shkëputura dhe një gjë mund t’ua komunikoj qytetarëve: të jenë të bindur që ne nuk mund të bëjmë eksperimente që për hatër të interesave të Alket Hysenit, të çdo individi,të karriesës të tij të ngushtë politike ne të bëjmë sistem të ri. Ne jemi për të diskutuar çdo element, por jo të copëzuar.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA