Kjo e martë shndërroi presidencën për pak orë në një arenë futbolli, kur presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dekoroi me titullin ‘’Mjeshtër i madh’’ 4 personalitete që i dedikuan jetën këtij sporti duke lartësuar jo vetëm emrin e tyre por dhe të klubeve ku kanë dhënë kontribut.
Ilias Çeço, Faruk Sejdini, Skënder Gega dhe i ndjeri Gani Merja u vlerësuan në këtë mënyrë nga presidenti, i cili ashtu siç e do rasti me anë të një fjalimi i falenderoi për gjithçka i kanë dhënë futbollit shqiptar. I ulur në rreshtin e parë duke dëgjuar çdo kompliment për të qëndroi Faruk Sejdini, i cili këtë vlerësim e mori mbi të gjitha për historinë e tij te Dinamo, e pikërisht kjo e gëzon e në të njëjtën kohë trishton figurën e tij që nuk kursehet të flas për aktualitetin e këtij klubi e gjithashtu për emocionet që i dhuroi titulli ‘’Mjeshtër i madh’’.
‘’Më vjen mirë qe vlerësohem me këtë titull. Nuk e prisja sepse këtë e për gjithçka bëra tek Dinamo, ndërsa aktualisht ky klub është në ‘’terr’’ dhe po bie nga kategoria e parë. Kjo më shqetëson sepse nuk kanë fusha, stadium, Dinamo po humbet dhe ne të gjithë së bashku duhet ta ndihmojmë të rikthehet aty ku ka qenë më parë. Sa i takon stadiumit te ri, jam i lumtur që do të jem prezent në ndeshjen e parë që do të zhvillohet ndaj Francës’’, u shpreh Sejdini.
Fjalët e një figure si Sejdini padyshim rëndojnë në emrin e Dinamos që duket sa ka humbur busullën e nuk di të gjejë rrugën drejt vendit që i takon.
Top Channel