Kujtim Prodani i kushton 35 vjetorit të karrierës së tij një recital. “Unë jam nga Tirana”- I am from Tirana, e quan ai koncertin që do të mbahet më 6 dhe 7 nëntor në ArTurbina, i si një djalë Tirane përjetësisht.

“Idea është për të sjellë afro 20 këngë. Këngët më të spikatura në këto 35 vite karrierë. pse I am from Tirana? Karriera ka filluar në Tiranë në moshën gjashtë vjeçare e gjysmë dhe sot jemi sërish në Tiranë. Pra kanë kaluar afro 50 vite me ec e jak nëpër Evropë dhe përfundimisht mendoj që jam rivendosur në Tiranë. Marr kënaqësi, marr duartrokitkje, më dhuron dashuri publiku”, ka thënë Kujtim Prodani, kantautor.

Në këtë komunikim mes artit të tij dhe publikut ai ka zgjedhur të mos jetë vetëm, por me miq si Elton Deda, Eranda Libohova dhe Ardian Trebicka.

“Elton Deda do të këndojë “I am from Tirana”. Eranda ka marrë përsipër një duet, të cilin unë e kam kënduar vite merradhë me Anida Taken. Ndërsa Ardian Trebicka ka zgjedhur një këngë të tijën, atë që i është dukur më e arsyeshme, por e lemë surprizë”, shton Prodani.

Surpriza e këtij recital do të jetë edhe kënga “Xhelozia”, që mbart emocionet e krijimit nga babai I tij Agim Prodani.

“Krijimi i ri dhe i vjetër është ai i Agim Prodanit, i babait, i cili shkroi këngën e tij të fundit në mars të 89 dhe partitura mbeti në sirtar. unë kam kënaqësinë ta prezantoj në këtë aktivitet për publikun në një variant akustik. Titullohet “Xhelozia” dhe është një interesante dhe emocionuese të këndosh një këngë të babait, i cili ka 30 vite që nuk jeton më”, shprehet Kujtim Prodani.

Top Channel