Luhatjet e temperaturave të këtyre ditëve kanë rritur numrin e pacientëve që preken nga virozat e shumta që qarkullojnë në këtë periudhë.
Më të ngarkuar duket se janë mjekët pediatër të qëndrave shëndetsore të cilët duhet të përballojnë nga 20 deri në 40 vizita të fëmijëve të vegjël.
Edhe moshat më të rritura nuk u kanë shpëtuar virozave të stinës ndonëse nuk paraqitën menjëherë tek mjeku. Në institutin e shëndetit publik i cili survejon situatën thonë se raportohen 11 mijë raste në javë të prekur nga virozat me një trend në rritje.
Zyrtarisht jemi në sezonin kur mund të kishim edhe grip, por ende nuk është izoluar asnjë rast infektuar nga virusi që pritet të qarkullojë këtë vit i gripit.
Në çdo rast fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna të sëmuret kronikë, por dhe personeli shëndetësor këshillohen të vaksinohen.
Por për nënat me fëmijë të vegjël mjekët pediatër i këshillojnë se si mund të menaxhojnë situatën kur shfaqen simptomat e para.
Këto ditë pritet të mbërrijë vaksina e cila ofrohet falas për grupet e riskut që përveç bluzave të bardha do të vaksinohen edhe mësuesit dhe edukatoret e kopshteve dhe çerdheve pasi janë në kontakt me fëmijët.
Alma Demiraj
Top Channel