Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën. Sipas tij, Serbia po vijon të armatoset me armatime, sisteme të mbrojtjes ajrore, dronë dhe pajisje të tjera ushtarake.

Në një postim në Facebook, kryeministri në detyrë shkruan se kjo çmenduri duhet të ndalet para se të jetë vonë.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”, shkruan Haradinaj.

Ditë më parë, Rusia dërgoi sistemin e saj S-400 dhe atë Pantsir-S në Serbi, në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët të quajtur “Mburoja Sllave 2019”, që Moska zhvilloi me Beogradin zyrtar, me qëllim që të testojë aftësitë mbrojtëse të të dyja vendeve. Ndërkohë që më herët, Moska ka furnizuar Rusinë me armatime dhe mjete të tjera luftarake, çka është reklamuar edhe nëpër televezionet serbe si një bashkëpunim i ngushtë me vëllain e madh sllav.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA