Më 4 nëntor 2019, gratë nëpër Europë nuk paguhen më. Kjo ndodh sepse gratë në BE paguhen mesatarisht 16% më pak se burrat, dhe 16% që mbetet nga viti quhet punë e papaguar. Dita që e shënon nisjen e kësaj periudhe quhet “Dita e Barazisë së Pagës” për kontinentin.

Kjo pabarazi nuk është çështje e thjeshtë. Gratë kanë më shumë gjasa që të ofrojnë kujdesin për familjen, dhe historikisht kanë qenë më të pritura të punojnë për sektorë ku paguhen më pak.

Po ashtu, kanë më pak gjasa të bindin eprorët meshkuj për të marrë rritje në detyrë, dhe shpesh paguhen më pak se burrat për të njëjtën punë.

  Gratë i afrohen burrave. Ngushtohet diferenca në paga

Ndërkohë që në BE është mesatarja 16%, të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave në Shqipëri tregojnë se, paga mesatare e grave është rreth 44 mijë lekë. Krahasuar me pagën mesatare të burrave prej 47 mijë lekësh, hendeku përllogaritet në 6%, nga 10% që ishte në vitin 2014.

Top Channel