Foto ilustruese

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë finalizimi i operacionit të koduar “Ivanaj”, si rezultat i të cilit u bë kapja e personit të shpallur në kërkim A. R., 29 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr. 243 datë 21.06.2019, e ka dwnuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA