Policia në Kurbin ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Vjedhja”, “Kanosja”, “Shkatërrim prone” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”
Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Kurbinit kanë bërë ndalimin e shtetasit në kërkim S. R., banues në Laç, Kurbin, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, e vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendim në korrik 2019, por gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore nuk është gjendur në vendin e qëndrimit të caktuar nga Gjykata.
Për këtë shtetas, më datë 28.07.2019, ka bërë kallëzim shtetasi L. Q. se i ka vjedhur një telefon celular.
Më datë 10.09.2019 ka kanosur me fjalë shtetasin N.L.
Më datë 03.10.2019, i ka vjedhur telefonin cellular shtetases D. R. dhe më datë 01.11.2019 ka dëmtuar me gurë banesën e shtetasit Gj. Gj.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Përveç këtij rasti policia ka ndaluar edhe shtetasin H. L., 60 vjeç, banues në Kurbin.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendim në shkurt 2017, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për vepren penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Top Channel