Gazetarja Anila Hoxha në Open: Në Durrës përplasjet janë të shumta dhe tashmë kanë dalur hapur
04/11/2019 21:22
Në Open në Top Channel po flitet për atentatin e Shkozetit. Gazetarja Anila Hoxha tha se përplasjet në Durrës janë të shumta dhe tashmë të hapura.
Arian Ndoja ka marrë titullin e magjistratit dhe gjatë karrierës së tij ka shërbyer në organin e akuzës në Durrës. Ndoja U diplomua si jurist me medalje të artë- tha gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Ky nuk është atentati i parë. Në Durrës përplasjet janë të shumta dhe tashmë kanë dalë hapur- vijoi gazetarja Hoxha.
Grupet kriminale, siç ka ndodhur në rastin e fundit veprojnë në mënyrë të sofistikuar dhe nuk e kanë problem nëse do të dëmtonin dhe qytetarë të cilët kalojnë aty- tha përsëri Anila Hoxha.
Top Channel