Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë finalizuar megaoperacionin e koduar “Furtuna”, duke sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë të përllogaritur 12 milionë euro. Pasuritë dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta. Ato i përkastin shtetasit Arjan Shanaj, banues në Fier.
Shanaj, më datë 20 qershor 2017 u arrestua në flagrancë së bashku me shtetasin grek Th. K., pasi u kapën në Greqi me 20 kg kokainë, me vlerë të përafërt tregu rreth 800 000 euro.
Ata merreshin me importimin, magazinimin, përzierjen, falsifikimin, ricertifikimin, trafikimin, transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga vende të Amerikës Latine.
Menjëherë pas arrestimit në Greqi dhe shkëmbimit të informacionit me palën greke, Policia e Shtetit me iniciativë nisi hetimet proaktive ndaj shtetasit A. Sh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Pas investigimeve për pastrim parash dhe gjurmimit të pasurive të shtetasit A. Sh. dhe personave të lidhur me të, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Fier e referoi rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila regjistroi procedimin penal nr. 1371/2017.
Si rezultat i koordinimit, bashkërendimit dhe bashkëveprimit mes strukturave hetimore të Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale seksioni i Fierit, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier dhe Agjencisë së Menaxhimit të Aseteve të Sekuestruara e Konfiskuara, koordinuar nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 20.10.2019, vendosi sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme të shtetasit A. Sh dhe personave të tjerë familjarë të tij
Këto pasuri përfshijnë:
Strukturat përkatëse të Hetimit të Krimeve Ekonomike e Financiare në Fier, në bashkëpunim me administratorët e AAPSK-së kryen veprimet procedurale për kalimin e pasurive në administrim të AAPSK-së.
Theksojmë se aktiviteti kriminal i ushtruar nga ky shtetas në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Turqia në Shqipëri gjurmohej nga Policia prej vitesh.
Në vitin 2014, në kuadër të procedimit penal të regjistruar më parë, shtetasi A. Sh. u arrestua në flagrancë nga Policia, për veprën penale armëmbajtja pa leje, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri dhe një sasi fishkesh, që i mbante pa leje.
Më datë 18.07.2016 shtetasi A. Sh. u shpall në kërkim pasi dyshohej se në bashkëpunim me shtetasin S.K., në vendin e quajtur “Ishull Lezhë”, kishte kanosur dhe goditur shtetasin A. Gj. duke konsumuar veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja”.
Top Channel